Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Krujës dalin në protestë, kërkojnë qasje në autostradën Thumanë-Kashar


Banorët zonave përreth qytetit të Krujës dhe biznese që preken nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar, kanë protestuar sërish këtë të diel, duke mbajtur të bllokuar për disa orë aksin Fushë Krujë- Thumanë.

Banorët pretendojnë se nuk kanë asnjë qasjes në autostradën e re dhe me hyrjen në funksion të saj, izolohen banorët e rrethit të Krujës dhe falimentojnë rreth 1000 biznese që ushtrojnë aktivitetin në këtë aks. Protestës iu bashkuan edhe deputetet e opozitës Merita Bakiu dhe Andja Ulliri.

Banorët paralajmërojnë se nëse nuk marrin zgjidhje, do të dalin në protestë sërish të hënën, duke bllokuar mbikalimin e Fushë Krujës.