Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka bllokuar brenda një jave 16 automjete. Sipas një bilanci të bërë, gjatë javës janë arrestuar/proceduar 27 persona, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor si dhe janë vendosur gjithsej 9170 masa administrative, disa prej tyre:
- 197 për xhama të zinj.
- 499 për shpejtësi mbi normat.
- 451 për përdorim celulari gjatë drejtimit.
- 381 për mosvendosje të rripit të sigurimit.
- 77 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
- 320 për mosdhënie përparësie këmbësorëve.
- 6069 për qëndrim të gabuar.
“Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë (22.01.2024 – 28.01.2024)
27 persona u arrestuan për vepra penale në qarkullimin rrugor. Përfshihen:
- 8 të arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
- 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
- 3 për aksidente rrugore dhe largim nga vendngjarja.
- 7 për korupsion aktiv.
- 5 për kombinim të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur ose nën ndikim të lëndëve narkotike dhe korupsion aktiv.
MASA ADMINISTRATIVE: Vendosur 9170 masa, përfshirë:
- 197 për xhama të zinj.
- 499 për shpejtësi mbi normat.
- 451 për përdorim celulari gjatë drejtimit.
- 381 për mosvendosje të rripit të sigurimit.
- 77 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
- 320 për mosdhënie përparësie këmbësorëve.
- 6069 për qëndrim të gabuar.
56 masa administrative që parashikojnë pezullim të lejes së drejtimit.
16 automjete u bllokuan për arsye të ndryshme”, njofton komisariati.