Vendosni fjalën kyçe....

Aksi Tiranë-Durrës me pagesë, ARrSh mohon aludimet


Drejtori i ARRSH Evis Berberi në një intervistë për Ora News, deklaroi lidhur me bërjen me pagesë të autostradës Tiranë-Durrës pas zgjerimit të saj.

Ai tha se punimet për këtë aks rrugore kaq të rëndësishëm do të kryhen jashtë trupit të rrugës dhe se nuk do të bllokohet rruga për kalimtarët.

“Politika e qeverisë në vitet e fundit jemi fokusuar në arteriet kryesore. Politika është që t’i japim frymëmarrje vendit me akset kryesore, pastaj akset e tjera. Tiranë-Durrës është një histori e vjetër. Aty u pa se mund të kishim një infrastrukturë me moderne. Për shkak të intensitetit të zhvillimit në atë zonë, nga një numër për 30 mijë mjete, në pikun e sezonit ishin mbi 90 mijë mjete. Rreth 40 mijë mjete do ta marrin trafikun përmes aksit Adriatik-Jonian.

Punimet do të kryhen jashtë trupit të rrugës. Nuk do të bllokohet rruga për kalimtarët. Si projekt do ta lançojmë garën në muajin mars dhe në maj të kemi filluar punimet. Është aluduar për pagesën, por nuk do të ketë pagesë për këtë, por nuk do të ketë tarifë. Ajo gjë që i referohen është studimi i fizibilitetit të urës së Ndroqit. Ndërkohë në qershor do të hapet edhe tuneli i Llogarasë”-deklaroi Berberi.