Vendosni fjalën kyçe....

Rama takim me kreun e FIA në Kryeministri, bisedime për ndërtimin e Automoto Parkut të Elbasanit


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim i zhvilluar me Presidentin e FIA, Mohammed Ben Sulayem në ambientet e Kryeministrisë.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Rama bën të ditur se gjatë bisedimeve me Ben Sulayem janë përqëndruar te projekti i Automoto Parkut të Elbasanit.

Sipas tij ky projekt do t’i sjellë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit, përfshirë edhe Formulën 1 e gara të tjera ndërkombëtare të motorizmit.

 “Me Presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, ku u përqëndruam tek projekti i madh i Automoto Parkut të Elbasanit, që do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit, përfshirë edhe Formulën 1 e gara të tjera ndërkombëtare të motorizmit”, shkroi Rama.