Dhjetëra miliarda dollarë ndihma amerikane i janë dërguar Ukrainës që nga pushtimi në shkurt 2022, por ligjvënësit republikanë janë brë edhe më ngurrues për të vijuar mbështetjen e Kievit, duke thënë se atij i mungon një përfundim i qartë ndërsa lufta kundër forcave ruse vijon.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri këtë rast gjatë një vizite në Uashington, Blinken ofroi një pamje gjithnjë e më të tmerrshme të perspektivave të Ukrainës pa miratimin nga ana e SHBA-së të financimeve shtesë.
“Pa këto financime, thënë thjesht, gjithçka që ukrainasit arritën deri tani dhe gjithë ndihma që kemi dhënë deri tani do jetë në rrezik”, tha Blinken në një konferencë të përbashkët shtypi me Stoltenberg.
“Në mungesë të kësaj shtesë, ne do dërgojmë një mesazh të fortë për të gjithë kundërshtarët tanë se nuk jemi seriozë për mbrojtjen e lirisë, mbrojtjen e demokracisë,” tha ai.
Presidenti Joe Biden i ka kërkuar Kongresit të miratojë 61 miliardë dollarë ndihmë të re për Ukrainën.
Bisedimet kanë ngecur në Kongres
Bisedimet kanë ngecur në Kongres pasi ligjvënësit republikanë, të zemëruar me ardhjet e mëdha të emigrantëve mbi kufirin e SHBA-së me Meksikën, kërkojnë ndryshime të mëdha në politikën e emigracionit dhe kontrollit të kufirit në këmbim të miratimit të më shumë parave për Ukrainën.
Stoltenberg tha se do takohet me ligjvënësit amerikanë të martën dhe do argumentojë se mbështetja për Ukrainën ishte “në interesin tonë të sigurisë”.
“Do të jetë një tragjedi për ukrainasit nëse presidenti Putin fiton, por gjithashtu do ta bëjë botën më të rrezikshme dhe do na bëjë të gjithëve më të pasigurt”, tha Stoltenberg.
“Kjo do nxisë udhëheqësit e tjerë autoritarë, jo vetëm presidentin Putin, por edhe Korenë e Veriut, Iranin dhe Kinën që të përdorin forcën”, tha ai.
“Nesër mund të jetë Tajvani”
Me shumë republikanë të përqendruar në kundërshtimin e Kinës, Stoltenberg tha: “Sot është Ukraina; nesër mund të jetë Tajvani”.
Zyrtarët e SHBA-së dhe NATO-s kanë pranuar përfitimet e pakta të bëra nga Ukraina në kundërsulmin e verës së shkuar. Por Stoltenberg tha se ukrainasit në plane afatgjatë ka përmbushur pritshmëritë, duke rikthyer gjysmën e territorit të kapur nga Rusia, e cila kishte pritur një marrje të shpejtë.