Faqja e Institutit Shqiptar të Statistikave duket se ka rënë pre e një grupi hakerash iranianë, Homeland Justice.
Ata kanë shfaqur në rrjetin social Telegram dy foto duke njoftuar sulmin e kryer nëpërmjet dy fotove të publikuara.
Më herët hakerat kanë sulmuar faqe të ndryshme shtetëore duke publikuar të dhëna, ndërsa sot thonë se kanë sulmuar faqen e INSTAT.
Nëse klikohet faqja e INSTAT në rrjet, nuk hapet por arsyet e mosfunksionimit nuk dihen ende zyrtarisht.
Sakaq, aktualisht faqja është e paaksesueshme nga qytetarët në motorët e kërkimit në Google. Po ashtu, edhe zëdhënësi i INSTAT.
“Po punojmë për rikuperimin e faqes”, u shpreh ai.