Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO/ Nis gjyqi për Fredi Belerin, specialistja e burgjeve dëshmitarja e parë


Në GJKKO ka nisur gjyqi në themel nga Fredi Belerit, Dhionisis Beleri, nën akuzë për korrupsion në zgjedhje.

Në gjyq është thirrur për të dëshmuar mbi dëshminë e penalitetit të Belerit të administruar nga SPAK, Anila Pace, 25 vite specialiste në Drejtorinë e Burgjeve  

Për këtë dëshmi mbrojtja pretendon se ka të dhëna të pasakta mbi faktin se  rezulton apo jo i dënuar Beleri.

“Jam pyetur përpara disa muajsh nga Prokuroria e Posaccme për dëshminë e penalitetit të Belerit. Kam dhënë dëshmi përpara agjentëve të BKH. Institucionet shtetërore kanë akses ne regjistrat gjyqosorë, për të parë nëse një shtetas është apo jo i dënuar. 

Në rast se një person rezulton i dënuar, prokuroria në këtë rast, dërgon kërkesë për historikun e tij. Dokumenti printohet vetëm në rast se një person është i pandënuar. Prokuroria nuk kq akses të printojë dënimin. 

Të dhënat vihen ne dispozicion nga ne. Në rastin Beleri, në regjistrin e gjendjes gjyqsore rezulton i “Rehabilituar”. Unë si specialiste, për kerkesat individuale nga E Albania” e çaktivizoj sistemin kur rezulton “I dënuar” dhe ia jap “I pandënuar”.

Prokuroria e Vlorës ka të drejtën të hyjë në sistem. Prokuroritë shohin vetëm nëse një person është i dënuar apo i pandëuar, por nuk kanë akses në te dhëna të tjera. Në këte rast KQZ ka bërë akses me shkrim ku kërkoi të dhëna per gjendjen gjyqsore dhe unë i kam dërguar të dhenat qe është i dënuar”, ka deklaruar dëshmitarja.