AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit) në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve digjitale dhe rritjes së cilësisë së ofrimit të tyre për qytetarët dhe bizneset, njofton se do të ketë një ndërprerje të përkohshme të shërbimeve që konsumohen nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit.
Npërmjet një deklarate në rrjetet sociale AKSHI bën me dije se ndërprerja do jetë brenda harkut kohor nga dita e premte, datë 2 shkurt, ora 20:00 deri ditën e diel, datë 4 shkurt, ora 10:00.
Deklarata:
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, njofton përmes kësaj deklarate publikun dhe palët e interesuara, si më poshtë vijon:
Në kuadër, të proceseve tona operacionale, që kanë si qëllim optimizimin e pandërprerë të cilësisë dhe sigurisë në ofrimin e shërbimeve publike dhe infrastrukturave të tyre mbështetëse, do të ketë një ndërprerje të përkohshme të shërbimeve që konsumohen nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit, brenda harkut kohor nga dita e premte, datë 2 shkurt, ora 20:00 deri ditën e diel, datë 4 shkurt, ora 10:00.
Nga kjo do të afektohen shërbimet elektronike në portalin e-Albania, funksionaliteti i regjistrimit të një llogarie në portal, shkëmbimi i të dhënave midis sistemeve elektronike nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit si dhe autentifikimi nëpërmjet single-sign-on në sistemet apo platformat elektronike.
Përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve digjitale dhe rritja e cilësisë së ofrimit të tyre për qytetarët dhe bizneset, ka qenë e do të mbetet misioni ynë!
Faleminderit për mirëkuptimin!