Vendosni fjalën kyçe....

“Rini bëhuni gati, ejani dhe bëjeni tuajën këtë parti” – Basha ftesë të rinjve


Lulzim Basha tha mbrëmjen e sotme se një grusht mumjesh kërkojnë ta mbajnë peng Shqipërinë. Ai tha se vetëm rinia e vendit mund ta prishë planin e tyre.

Basha ishte i ftuar në një takim të organizuar nga Forumi Rinor Demokrat ku u bëri thirrje të rinjë dhe të aktivizohen në politikë për ta ndryshuar atë dhe vendin.

Ai nënvizoi se të rinjtë e kanë në dispozicion platformën e PD-së për të çuar betejën përpara ndërsa premtoi se qeveria e tij do ndalë largimin e rinisë dhe do investojë në arsim.

“Udhëkryqi është tension mes një grushti zombiesh, mumiesh që duan ta mbajnë Shqipërinë peng, një ekuacion që nuk i prish më shumë sesa rinia. Një Shqipëri pa rini, me rini kokëulur, të demotivuar që i ka sytë nga largimi, është një rini që nuk e kërcënon pushtetitin e tij dhe vendi ka arritur në një pikë kritike. Sonte nga kjo sallë i japim një mesazh rinisë kudo ndodhen, se kanë në dispozicionin e tyre një platformë për të çuar përpara betejën e rinisë dhe kjo është platforma e PD-së. Ejani dhe bëjeni tuajën këtë parti, këtë platformë. Udhëkryqi që jemi gjendur në një kohë kaq të gjatë duhet të zgjidhet në favor të të rinjve shqiptare. Investimi numër një e qeverisë së ardhshme do të jetë e ardhmja, do të jenë të rinjtë, do të jenë studentët shqiptarë. E para, projekti për ta zbrazur Shqipërinë nga rinia do të ndalet. E dyta, rini bëhuni gati. Të rinjtë meritojnë një qeveri në krah për ta çuar vendin në shoqëritë më të zhvilluara. Nuk ka gjë më të mirë se kur fatet e vendit merren në duar nga të rinjtë dhe kjo do të bëhet realitet.” – tha Basha.