Vendosni fjalën kyçe....

Bezos do shesë 50 milionë aksione të Amazon


Themeluesi i Amazon Jeff Bezos do shesë deri në 50 milionë aksione në firmën e shitjes me pakicë në internet dhe shërbimeve cloud gjatë vitit të ardhshëm, sipas një deklarate të kompanisë të premten.

Letrat me vlerë janë 8.6 miliardë dollarë me çmimin e tanishëm prej 171.8 dollarësh për aksion.

Plani i shitjes, i cili i nënshtrohet disa kushteve, u miratua më 8 nëntor të vitit të kaluar dhe do përfundojë deri më 31 janar 2025, sipas raportit të fundit vjetor të kompanisë.

Aksionet e Amazon përfunduan gati 8% më të larta të premten pasi kompania e tregtisë elektronike raportoi shitje më të larta se sa pritej për tremujorin e festave dhe biznesi i tij fitimprurës cloud sinjalizoi fitime të hershme nga veçoritë e fuqizuara nga AI (Artificial Intelligence).

Ato ishin rritur me më shumë se 80% vitin e kaluar mes një rritjeje më të gjerë të aksioneve të teknologjisë dhe tejkaluan indeksin standard S&P 500.

Bezos themeloi Amazon si një platform për shitjen e librave në vitin 1994. Ai dha dorëheqjen si shefi ekzekutiv i saj dhe mori detyrën si kryetar ekzekutiv në 2021.