Vendosni fjalën kyçe....

Itali/ 22-vjeçari vetëvritet në qendrën e riatdhesimit në Romë


Vetëvrasja e një emigranti 22 vjeçar në qendrën e riatdhesimit Ponte Galeria në Romë ka krijuar trazira në kampin e azilkërkuesve të cilët u ngritën në protesta kundër kushteve të jetesës.

Sipas mediave italiane, i riu nga Guinea u gjet i vetëvarur dhomën ku qëndronte.

Gjithashtu para aktit të rëndë i riu kishte shkruar një letër ku kërkonte që trupi i tij të dërgohet në Afrikë pranë nënës së tij.

“Ushtria italiane nuk kupton asgjë përveç parave, më mungon shumë Afrika dhe nëna ime, ajo nuk duhet të qajë për mua”- ka shkruar 22 vjeçari në letrën e fundit.

Si pasojë e ngjarjes janë shkaktuar përplasje të azilkërkuesve me policinë ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 karabinierë dhe një oficer ushtrie.

Më pas situata u rikthye në normalitet. Në trazira morën pjesë rreth 60 protestues.