Vendosni fjalën kyçe....

Padia e Belerit për tjetërsim pronash në Himarë, Jorgo Goro paraqitet për herë të katërt në SPAK


Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro është paraqitur sërish në SPAK ditën e sotme, 5 shkurt. Kjo është hera e katërt që Goro merret në pyetje në Prokurorinë e Posaçme për padinë e Belerit ndaj tij për tjetërsim pronash në Himarë.

Në kallëzimin penal të kryer nga Fredi Beleri, ai akuzon kryetarin Jorgo Goro, se ka trajtësuar një pronë në favor të të tretëve, pronë e cila pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Më konkretisht, bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 5512 metra katrorë, të përfituar në mënyrë të parregullt nga Foto Pavllo Mëhilli.