Vendosni fjalën kyçe....

Librazhd, i riu humbi jetën në aksidentin e mbrëmshëm, arrestohet shoku i tij që drejtonte automjetin


Nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Librazh- Prrenjas ku si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit , është arrestuar sot (5 shkurt) nga policia, Meglind Zeneli 21 vjeç.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor në aksin “Librazhd-Prrenjas”, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin M. Z., 21 vjeç, banues në fshatin Qukës, Librazhd, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për këtë shkak automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë humbi jetën njëri nga pasagjerët e këtij automjeti, shtetasi D. B., si dhe kanë mbetur të dëmtuar 2 pasagjerët e tjerë dhe drejtuesi i automjetit, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën“- njofton policia.              

Për pasojë u plagosën gjithashtu edhe të rinjtë, Gerald Verçani dhe Janikos Shyti, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë shpejtësia e madhe me të cilën po qarkullonte automjeti i drejtuar nga 21 vjeçari Meglind Zeneli.