Një 26-vjeçar është ndaluar në Fier pasi akuzohet se ka dhunuar të ëmën dhe se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të motrën 16-vjeçare.
Sipas policisë i riu është arrestuar në flagrancë.
Njoftimi
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin J. H., 26 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale, me dhunë, me motrën e tij 16 vjeçe.”