Vendosni fjalën kyçe....

“SPAK të marrë të pandehur, Ramën, Veliajn e Blerim Hoxhën për inceneratorin e Tiranës” – Thirrja e Nokës


Deputeti i PD-së Flamur Noka i kërkoi SPAK-ut që të marrë të pandehur kryeministrin Rama, kryebashkiakun Veliaj e biznesmenin Blerim Hoxha për inceneratorin e Tiranës.

Në një deklaratë jashtë Kuvendit Noka komentoi deklaratat e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj të enjten e shkuar.

Ai tha se ato faktojnë se bëhet fjalë për një organizatë mafioze dhe se SPAK-u vepron në prapavijë duke mbuluar pronarin.

“Shoh me shqetësim të madh deklaratat që vijnë nga numri dy i Rilindjes, që qartësoi shqiptarët se kemi të bëjmë me një organizatë mafioze. Ky ishte një alarm i madh. Qeveria vjedh dhe vetëm vjedh dhe pronari i inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj. SPAK vepron në prapavijë. Ai mbulon pronarin dhe fsheh këmbët. Në Shqipëri nëse do kishte drejtësi të pavarur, sot qeveria duhet të kishte rënë. SKAP duhet të merrte të pandehur Ramën dhe Veliajn dhe Blerim Hoxhën.” – tha Noka.

Arben Ahmetaj gjatë intervistës së tij në Syri TV të enjten e shkuar zbuloi se kush është pronari i ri i inceneratorit të Tiranës, sipas tij.

Ahmetaj tha se biznesmeni Blerim Hoxha i mori inceneratorin Mirel Mërtirit që sipas tij tani ai është viktimë.

Ish-zv/kryeministri kërkoi që të investigohej biznesmeni Blerima Hoxha lidhjet e tij me ARMO-n etj.

Ahmetaj theksoi se Veliaj është pronar faktik pasi vendosi se cili biznesmen duhet të çojë mbetje në landfill dhe kush nuk duhet të çojë.