Vendosni fjalën kyçe....

Protesta nis me tensione, deputetët e opozitës përplasen me gardën para Kuvendit


Ka nisur me tensione protesta e opozitës, para Parlamentit. Deputetët e opozitës i kërkojnë Gardës që të hapë rrugën që të futen në sallë, por mes tyre janë edhe deputetë të cilët janë përjashtuar për disa ditë një javë më parë.

“Zoti terrorist me kollare, hap rrugën”, dëgjohet të thotë deputeti Dashnor Sula.

Ndërkohë deputetja Albana Vokshi, e përjashtuar, i drejtohet Gardës duke i thënë që të hapë rrugën sepse nuk do të futet në sallë, por në Kryesi për mbledhje.