Vendosni fjalën kyçe....

Hamasi propozon armëpushim me tre faza, Blinken në Izrael për hollësitë e marrëveshjes që mund t’i japë fund luftës


Hamasi ka propozuar një plan armëpushimi që do qetësonte luftimet në Gaza për katër muaj e gjysmë që çon në përfundimin e luftës, në përgjigje të një propozimi të dërguar javën e kaluar nga Katari dhe Egjipti si ndërmjetës dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Sipas një draft dokumenti të parë nga Reuters, kundërpropozimi i Hamasit parashikon tre faza që zgjasin 45 ditë secila.

Propozimi do shihte militantët të shkëmbejnë pengjet e mbetura izraelitë që ata kapën më 7 tetor për të burgosur palestinezë. Rindërtimi i Gazës do fillonte, forcat izraelite do tërhiqeshin plotësisht dhe trupat e ushtarve të vrarë dhe të pagosurit do shkëmbeheshin.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti gjatë natës në Izrael pas takimit me krerët e ndërmjetësve të Katarit dhe Egjipt në shtytjen më serioze diplomatike të luftës deri më tani që synonte arritjen e një armëpushimi të zgjatur. Hollësitë e kundërofertës së Hamasit nuk janë raportuar më parë.

Sipas kundërpropozimit të Hamasit, të gjitha gratë izraelite pengje, meshkujt nën 19 vjeç, të moshuarit dhe të sëmurët do liroheshin gjatë fazës së parë 45-ditore në këmbim të lirimit të grave dhe fëmijëve palestinezë nga burgjet izraelite.

Pengët e mbetur meshkuj do liroheshin gjatë fazës së dytë dhe do këmbeheshin në fazën e tretë. Deri në fund të fazës së tretë, Hamasi do priste që palët të kishin arritur marrëveshje për përfundimin e luftës.

Grupi, i cili qeveris Gazën, tha në një shtojcë të propozimit se dëshironte lirimin e 1500 të burgosurve, një e treta e të cilëve donte të zgjidhte nga lista e palestinezëve të dënuar me burgim të përjetshëm nga Izraeli.

Armëpushimi do rriste gjithashtu furnizimin me ushqime dhe ndihmave të tjera për civilët e dëshpëruar të Gazës, të cilët po përballen me urinë dhe mungesa të mëdha të furnizimeve bazë.

Izraeli filloi ofensivën e tij ushtarake në Gaza pasi militantët nga Gaza e sunduar nga Hamasi vranë 1200 njerëz dhe morën 253 pengje në jug të Izraelit më 7 tetor. Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se të paktën 27.585 palestinezë janë konfirmuar të vrarë në fushatën ushtarake të Izraelit, me mijëra të tjerë frikësohet. varrosur nën rrënoja.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Reuters

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani