Apeli ka lënë në burg kirurgun Dervish Hasi i cili u arrestua pak javë më parë.
Hasi kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurisë e lirimin e tij po gjykata e ka hedhur poshtë.
Mjeku akuzohet për “trafikim të të miturve” e “pornografi”.
Hasi akuzohet për lidhjen e e tij me një 16-vjeçare, të cilin e ka njohur dy vite më parë.
Vetë Hasi i ka hedhur poshtë akuzat duke deklaruar se 16-vjeçaren e kishte grua pasi ishte martuar me të me dëshmitarë.