Organizata “Green Alliance” dha pikëpamjet e saj mbi pengesat kryesore me të cilat përballet qeveria në përpjekjen e saj për të hequr dalëngadalë makinat me naftë e benzinë para vitit 2035 dhe tha se një koment nga ylli i filmit “Johnny English” i botuar në qershor 2023 ishte i dëmshëm për kauzën, shkruan Sky News.
Grupi u tha kolegëve në një letër që u shpërnda: “Një nga shkrimet më të dëmshme ishte një koment i shkruar nga Rowan Atkinson në The Guardian, i cili ka zhgënjyer plotësisht. Fatkeqësisht, kontrollet e fakteve nuk arrijnë kurrë të njëjtën gjerësi të audiencës si pretendimi i rremë origjinal, duke theksuar nevojën për të siguruar standarde të larta editoriale rreth kjalimit te zero ndotje.”
Shkrimi i aktorit 69-vjeçar u titullua: “Unë i dua automjetet elektrike dhe kam qenë një përdorues i hershëm. Por gjithnjë e më shumë ndihem i mashtruar”.
Atkinson shkroi se makinat elektrike ishin “pa shpirt” dhe kritikoi përdorimin e baterive të tyre litium-jon.
Ai sugjeroi zgjidhje të tilla si shoferët të mbajnë të njëjtën makinë për periudha më të gjata kohore dhe përdorimi i shtuar i karburantit sintetik do mohonte nevojën për makinat elektrike, duke thënë: “Gjithnjë e më shumë, po ndjej se muajit të mjaltit me makinat elektrike po i vjen fundi, dhe kjo nuk është gjë e keqe.”
Aktori, i cili e përshkroi veten si një “person që përdor makine”, i cili kishte një diplomë në inxhinieri elektrike dhe elektronike, tha se ai këshilloi miqtë “të frenoheshin tani për tani nga blerja e një makine elektrike, përveç rastit kur kanë një automjet të vjetër me naftë.”
The Guardian publikoi një përgjigje javën e ardhshme nga Simon Evans, zëvendësredaktor dhe redaktor i lartë i politikave të faqes së lajmeve për klimën “Carbon Brief”, i cili synonte të zhvlerësonte pretendimet e Atkinson.
Evans shkroi: “Gabimi më i madh i Atkinson është dështimi i tij për të kuptuar se automjetet elektrike tashmë ofrojnë përfitime të rëndësishme mjedisore globale, krahasuar me makinat me motor me djegie të brendshme.”