Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e Selami Brahimit, RENEA shoqëron 3 persona në Shkodër, mes tyre një në kërkim për vrasje


Tre persona janë shoqëruar nga RENEA sot në Shkodër.  Sipas informacioneve bëhet fjalë për shtetasit Shkëlzen Xhenje dhe Sehar Xhenje dhe një person tjetër, të cilët u gjetën në një banesë në fshatin Kuç.

Shkëlzen Xhenje është i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Ndërkohë këta tre shtetas po merren në pyetje dhe për plagosjen e Selami Brahimit.

Ndërkohë këta tre shtetas po merren në pyetje dhe për plagosjen e Selami Brahimit.

“Aksione intensive gjurmuese, për të lokalizuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të kërkuarit për ngjarje kriminale të mëparshme. Finalizohet operacioni policor i koduar “Historiku”. Reparti Special “RENEA”, në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës, lokalizojnë, kapin dhe arrestojnë një shtetas me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore.

32-vjeçari i ndaluar, me precedent tejet të theksuar kriminal,

  • i kërkuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”;
  • qëlloi me armë zjarri 2 shtetas, në Shkodër, në vitin 2021;
  • futi sende të kundërligjshme në IEVP Shënkoll.

Falë hartimit të detajuar të veprimeve operacionale, konspiracionit të plotë, koordinimit të shërbimeve dhe punës intensive të inteligjencës policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të mbështetura nga ato të Repartit Special “RENEA”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor i koduar “Historiku”. Operacioni rezultoi me lokalizimin në banesën ku fshihej, në fshatin Kuç, kapjen dhe neutralizimin e shtetasit të shpallur në kërkim Sh. Xh., 32 vjeç”, njofton policia.