Vendosni fjalën kyçe....

Basha thumbon Ramën e Berishën: Janë të tmerruar nga alternativa jonë


Basha ka thumbuar Ramën e Berishën teksa tha se një grup i vogël intereash kontrollojnë ekonominë, tregtinë, taksat, minierat e përpiqen të kontrollojnë çdo aspekt të jetës së qytetarëve.

Nga Saranda ai tha se ata janë të tmerruar nga dalja e një alternative që është e shkëputur mendërisht, kulturalisht e politikisht nga vatha 34-vjeçare.

“Një grup i vogël interesash kontrollojnë ekonominë, kontrollojnë tregtinë, kontrollojnë subvencionet, kontrollojnë taksat, kontrollojnë minierat, kontrollojnë aktivitetin tregtar, kontrollojnë mediat, përpiqen të kontrollojnë çdo aspejt të jetës së shqiptarëve. Dhe natyrisht që janë të tmerruar nga dalja e një alternative, e një korpusi politik që jo vetëm është shkëputur mendërisht, kulturalisht, politikisht nga kjo vath 34 vjeçare, por po kështu artikulon alternativat, rrugëdaljet nga kjo krizë. Ndaj i mohojnë qytetarëve debatin për këto çështje dhe mundohen ta fusin debatin në rrugicat pa krye të sharjeve dhe fyerjeve.” – tha Basha.