Vendosni fjalën kyçe....

Vatra zjarri në Vlorë, Fier e Tepelenë, rrezikohen disa banesa


Disa vatra zjarri janë shfaqur mbrëmjen e sotme në vend.

Dy vatra zjarri kanë rënë në Orikum e Pyllin e Sodës.

Flakët kanë djegur shkurre në kodrat përreth duke rrezikuar disa banesa. Zjarret janë përhapur të ndihmuara edhe nga era.

Ndërkohë zjarr ka rënë edhe në fshatin Hambar të Fierit. Sipas banorëve flakët janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar edhe 13 banesa. Megjithatë ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në fshatin Gllavë të Memaliajt. Flakët përfshinë zonën pyjore ndërsa shuarja e flakëve është e vështirë për shkak të terrenit.