Vendosni fjalën kyçe....

Një pjesë e katalogut muzikor të Michael Jackson shitet për afro 600 milionë dollarë


Kompania amerikane e muzikës Sony Music Group bleu gjysmën  e katalogut muzikor të Michael Jackson për të paktën 600 milionë dollarë. 

Sipas Billboard, marrëveshja e ka vlersuar  muzikën e Mbretit të Popit në rreth 1.2 miliardë dollarë dhe konsiderohet  të jetë vlerësimi më i madh ndonjëherë i aseteve muzikore të një muzikanti.

Marrëveshja për gjysmën e katalogut, e cila u ble nga Sony Music për rreth 600 milionë dollarë, thuhet se është marrëveshja më e madhe ndonjëherë për një artist solo.

Jackson, i cili vdiq në vitin 2009, vazhdon të mbetet akoma një nga artistat më të dëgjuar në shërbimet e transmetimit të muzikës si Spotify, ku ai ka mesatarisht 40 milionë dëgjues mujor. 

Sipas BBC, vetëm dy nga hitet e tij ‘Billie Jean’ dhe ‘Beat’ , janë luajtur më shumë se një miliard herë vetëm në Spotify. me protagonist nipin e tij do të shfaqet në ekranin e madh vitin e ardhshëm.

Gjithashtu marrëveshja thuhet se përfshin këngë nga artistë të tjerë që ishin blerë nga grupi botues i Jackson-it Mijac – duke përfshirë këngët hit nga Ray Charles, Elvis Presley dhe Aretha Franklin, raportoi BBC.

Marrëveshja e Sony me pasurinë e Jackson nuk përfshin honoraret nga shfaqja e Broadway dhe prodhime të tjera teatrale që shfaqin muzikën e tij, raportoi media.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e New York Post