Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia në Kamëz pasi dyshohet se ka shkaktoi vetëhedhjen nga tarraca e një banese një 27-vjeçare që humbi jetën në spital, pasi i publikoi foto intime.
Ngjarja ndodhi më 10 shkurt 2024 ku 27-vjeçarja u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt, duke gjetur vdekjen në spital.
Sipas policisë, dyshohet se ngjarja e rëndë ka ardhur pas postimit të fotove intime të vajzës së re nga 39-vjeçari me iniciale A.Ç. i cli është arrestuar.
Njoftimi
“I publikoi një foto intime një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën “Teuta”, ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:
– A. Ç., 39 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”