Vendosni fjalën kyçe....

SPAK jep pretencën, kërkon 2 vite e 6 muaj burg për Fredi Belerin


SPAK ka dhënë sot pretencën për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 2 vite e 6 muaj burg për Belerin, i cili akuzohet për blerje votash.

Ndërkohë për Pandeli Kokaveshin u kërkua dënimi me 2 vite burgim, i cili u konvertua me 4 vite shërbim prove. Kjo masë për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.

Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Prej kohësh, kjo çështje është bërë temë kryesore diskutimi edhe në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë.