Kutitë dhe fletët e votimit ikonike të bardha për t’i lejuar afro 205 milionë votuesit me të drejtë vote të Indonezisë të zgjedhin kandidatët në zgjedhjet e kësaj të mërkure janë transportuar nëpër arkipelagun më të madh në botë me të gjitha mjetet e mumdshme të transportit.
Aë nga ato antiket e deri te modernet, duke përfshirë transportin me këmbë, kuaj, motoçikleta, varka e makina.
Kutitë dhe fletët e votimit ndonjëherë duhet të barten me krahë në male, nëpër lumenj dhe nëpër fshatrat në pyll për të arritur një popullsi që është e shpërndarë në mbi 17,000 ishuj që shtrihen mbi 5,000 kilometra nga lindja në perëndim.
Një numër i madh kutive dhe fletë votimi kërkohet për votimet në në demokracinë e tretë më të madhe në botë.
Pasi të hyjë në një dhomë votimi, një votues duhet të merret me pesë fletë votimi njëherësh, duke zgjedhur një nga tre palët e kandidatëve presidencialë dhe nënpresidentë, si dhe kandidatët në nivel kombëtar, krahinor, rajonal dhe qyteti.
Procesi zyrtar i numërimit të votave është i mundimshëm dhe mund të zgjasë deri në 35 ditë.
Por publiku mund të presë rezultate të shumta nga sondazhet e hershme, pasi grupet e votimit dhe anketave private të regjistruara do dërgojnë mijëra vullnetarë dhe staf në qendrat e votimit në mbarë vendin.