Vendosni fjalën kyçe....

Kombëtarja e Shqipërisë zyrtarizon miqësoren me Kilin në mars


Kombëtarja e Shqipërisë ka zyrtarizuar miqësoren e dytë përpara Europianit.

Miqësorja e radhës është kundër Kilit më 22 mars.

Federata Shqiptare e Futbollit ka rënë dakord me Federatën e Futbollit të Kilit që kjo ndeshje miqësore të luhet në stadiumin ‘Enio Tardini’, në Parma të Italisë, më 22 mars, duke nisur nga ora 20:45.

Kjo është ndeshja e parë në histori mes këtyre dy përfaqësueseve. Kili është një nga ekipet kombëtare më me histori në Amerikën Latine, teksa ka fituar dy herë Copa America-n dhe ka marrë pjesë në disa finale të kampionatit Botëror të futbollit.