Në Kuvend ishte parashikuar mbajtja e një interpelancë e kërkuar nga PD me Ramën për akuzat e Ahmetajt. Rama nuk ishte në Kuvend për shkak të axhendës, ndërsa sot pret edhe Antony Blinken dhe interpelancën ia kishte deleguar ministres Elisa Spiropali.
PD kërkoi praninë e Ramës, duke thënë se ai nuk mund të fshihet pas Blinken dhe Spiropalit. Pasi u kalua në votim, Basha me grupin e tij të deputetëve u larguan nga salla.
Arbi Agalliu: Është kërkuar Rama për të qenë prezent. Nëse ju e zgjasni kërkesën tonë që ka më shumë se dy javë që kërkohet. Duhet të jetë Rama. Nuk mund të fshihet as pas Elisës, as pas vizitës së Blinken.
Lindita Nikolla: Kërkesa e parë nuk plotësonte rregulloren, pasi erdhi konform rregullores është futur në seancë. Rama ka angazhime më të mëdha sot, ndaj ja ka deleguar Spiropalit. Nuk është sipas dëshirës suaj, është me rregull.
Nikolla pas mbylljes së senacës: Më vjen keq që nuk e zhvilluat interpelancën për Ahmetajn. Ju njoftoj se Kryeministri ndodhet në Bruksel dhe vjen në mesditë për takimet me Blinken.