Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, është shprehur se partneriteti me Shqipërinë është më i fortë se kurrë.
Blinken: “Ju falënderoj shumë që na keni mikpritur sot. Do ta filloj me dy shprehje që kemi. “Nëse dikush nuk ka mundësi të përjetojë kënaqësinë, ne kemi mundësinë ta ftojmë sërish”. “Dhe kur dielli shkëlqen dhe kur nuk bie shi, është një mik i rëndësishëm”. Kjo është diçka që nuk mund t’ua shpreh sa duhet që është tribut.
Jam në vizitën e parë sepse ky partneritet është më i fortë se çka qenë dhe marrëdhënia për ne…. Është një rrugë me dy kalime dhe po bëjmë gjëra me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin Si alet kyc i NATO-s, zë i rëndësishëm në KS e OKB kemi partneritet të rëndësishëm. Kemi folur për gjëra të rëndësishme, për Ukrainën që është përballur me Rusinë.
Kemi patur mundësinë të diskutojmë për sfidat për po përballemi, për të nxitur sigurinë. Shqipëria ka qenë një nga mbështetëset e para të Ukrainës dhe ka dërguar ndihma ushtarake dhe është një nga 10 kontrinueset kryesore për të ardhurat për frymë. Muajin e ardhshëm Shqipëria do të përurojë bazën e Kuçovës.