Igli Hasani, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka reaguar me anë të një postimi në “facebook” në lidhje me nënshkrimin e dy Memorandumeve me Sekretarin Blinken.
Hasani e cilëson këtë si një hap përpara në partneritetin e Shqipërisë me SHBA.
Ragimi i plotë:
Nënshkruam sot me Sekretarin Blinken, dy Memorandume Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe Kundër Manipulimit të Informacionit të Shtetit të Huaj.
Një tjetër hap përpara në partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara, ndërsa punojmë së bashku për të nxitur bashkëpunimin akademik dhe shkëmbimin kulturor dhe për të adresuar kërcënimet në rritje nga aktorët e huaj në fushën digjitale.