Vendosni fjalën kyçe....

DASH zbardh takimin Blinken-Begaj: Sfidat tona i përballojmë me efektivitet së bashku


Departamenti amerikan i Shtetit ka zbardhur diskutimet mes sekretarit Antony Blinken dhe Presidentit Bajram Begaj. Në fokus të takimit padyshim që kanë qenë marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë, si edhe mbështetja që Amerika po i jep vendit tonë për reformën në drejtësi, rrugëtimin europian dhe shumë fusha të tjera.

Presidenti Begaj ka falënderuar Blinken edhe për atë çfarë SHBA po bën për Kosovën e Rajonin. Nga ana tjetër, Blinken ka thënë se SHBA është mirënjohëse për këtë partneritet, duke theksuar se sfidat mund t’i përballojnë vetëm së bashku.

“Ky është një partneritet dhe ne jemi mirënjohës për të. Ne e dimë se kaq shumë nga sfidat që ka secili prej nesh, ne mund t’i përballojmë në mënyrë më efektive së bashku, jo vetëm. Dhe kështu që ne të kemi miqësinë, partneritetin – kanë qenë 101 vjet marrëdhënie diplomatike, por vitet e fundit veçanërisht ne kemi parë forcën e partneritetit në shumë fusha të ndryshme”, ka thënë Blinken.

Biseda e plotë

SEKRETARI BLINKEN: Faleminderit shumë, zoti President. Është një privilegj.

PRESIDENTI BEGAJ: Një kënaqësi e madhe.  Faleminderit.

SEKRETARI BLINKEN: Faleminderit.

PRESIDENTI BEGAJ: Është shumë mirë që ne mund të tregojmë se partneriteti ynë strategjik është më i fortë se kurrë.

PRESIDENTI BEGAJ: Unë jam mirënjohës për atë që po bëni për Shqipërinë, për Kosovën dhe në rajon. Dhe, natyrisht, nuk mund të lë pa përmendur se ju keni bërë kaq shumë për demokracinë shqiptare, për shtetin e së drejtës, për reformën në drejtësi, për mbrojtjen e sigurinë, dhe sigurisht për ekonominë dhe arsimin. Dhe mund t’ju siguroj se Shqipëria është e përkushtuar të jetë gjithmonë me ju, dhe sigurisht, ne do të jemi një kontribuues për sigurinë rajonale dhe globale.

SEKRETARI BLINKEN: Këtë e shohim çdo ditë. Ky është një partneritet dhe ne jemi mirënjohës për të. Ne e dimë se kaq shumë nga sfidat që ka secili prej nesh, ne mund t’i përballojmë në mënyrë më efektive së bashku, jo vetëm. Dhe kështu që ne të kemi miqësinë, partneritetin – kanë qenë 101 vjet marrëdhënie diplomatike, por vitet e fundit veçanërisht ne kemi parë forcën e partneritetit në shumë fusha të ndryshme. Pra është një kënaqësi e madhe.

PRESIDENTI BEGAJ: Është një mesazh i fortë që po mbështesni Shqipërinë, politikën e jashtme shqiptare dhe sigurisht të ardhmen e Shqipërisë – rrugën e saj drejt bashkimit evropian.

SEKRETARI BLINKEN: Po.

PRESIDENTI BEGAJ: Dhe këtë jam i sigurt – dhe e shoh këtë vizitë si një të ardhme të ndritur për Shqipërinë dhe partneritetin tonë. Partneriteti strategjik do të jetë për më shumë qindra vjet që do të vijnë, kështu që do të kemi kohë të festojmë.

SEKRETARI BLINKEN: Është një dëshirë shumë – shumë e mirë.

PRESIDENTI BEGAJ:  Faleminderit.