Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi takon kryetaren e misionit të OSBE-së, në fokus çështja e reformës zgjedhore në vend


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi priti sot në një takim kryetaren në detyrë e Prezencës së OSBE-së, ambasadoren Clarisse Pasztory.

Gjatë takimit Celibashi njofton në rrjete sociale se “zhvilluan një bisedë të thelluar mbi çështjet e reformës zgjedhore në Shqipëri”.

“Ambasadorja Pasztory shprehu mbështetjen e saj për KQZ dhe rëndësinë e përshpejtimit të punës së Komisionit Ad-Hoc Parlamentar për ndryshimet legjislative të Kodit Zgjedhor”, shkruan Celibashi në facebook.

Celibashi njofton më tej se i shprehu falenderime ambasadores Pasztory dhe vlerësoi punën e Prezencës së OSBE në Tiranë për ndihmën dhe nxitjen e reformës zgjedhore, sidomos në angazhimin për plotësimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, votimin nga jashtë dhe depolitizimin e administratës zgjedhore të nivelit të dytë dhe të tretë.