Në 16-të vjetorin e pavarësisë së Kosovës, liderët e shtetit kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe edhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.
Krerët shtetërorë do të vazhdojnë për homazhe edhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.