Grupimi i Rithemelimit dhe ai i Gazment Bardhit kanë materializuar bashkimin e tyre në turin e takimeve të nisura nga Elbasani.
Flamur Noka dhe Gazment Bardhi së bashku me deputetë të qarkut zhvilluan një takim me strukturat e Partisë Demokratike.
Luçiano Boçi deklaroi se parlamentarizmi dhe demokracia do shpëtojnë me bashkimin.
“Kam besim te z.Bardhi dhe deputetët e tjerë se do ta shpëtojnë parlamentarizmin dhe Demokracinë. Kam besim se do ta arrijmë fitoren, 20 Shkurti do jetë i veçantë se do jetë protesta më e madhe në histori që do bëjë bashkimin e madh”- tha Boçi.
Ndërsa kreu i grupit parlamentar t Gazmend Bardhi tha se së fundi bashkimi i PD dhe i Opozitës është sinjal i realizimit të shpresës së madhe.
“Ne demokratët u ndërgjegjësuam se ajo që ndodhi dy vite më parë ishte e gabuar. Përçarja nuk është rruga e duhur. Ne jemi këtu se e duam Shqipërinë dhe duhet ti ndërgjegjësojmë edhe të tjerët të bashkohen me ne. PD duhet të fitojë në 2025 se duhet të fitojë Shqipëria. Duhet t’i fitojmë mendjen dhe zemrën e elbasanasve që e duan vendin. Lidershipi i Partisë për shkak të vendimeve të gabuara jua ka shtuar vështirësitë demokratëve dhe ne kërkojmë ndjesë. Prandaj të gjithë ti prini Protestës së 20 Shkurtit në orën 17:30. Strukturat e PD do ftojnë në protestë jo vetëm demokratët por çdo qytetar. Do na keni në krah sepse jemi forca që do çojmë Shqipërinë në Europë”-tha Bardhi.