Vendosni fjalën kyçe....

“Boll u ankuat për Trump-in” – U thotë kolegëve evropianë kryeministri holandez


Kryeministri holandez në largim Mark Rutte, kryesuesi për të qenë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s, tha të shtunën se Evropa duhet të ndalojë së ankuari për Donald Trump dhe në vend të kësaj të përqendrohet  në atë që mund të bëjë për Ukrainën.

Ish-presidenti i SHBA-së, Trump, ka ndezur zemërim në Evropë, duke thënë se nëse rizgjedhet në nëntor, ai nuk do i mbronte aleatët e NATO-s të cilët nuk arrijnë të shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen.

“Duhet të ndalojmë rënkimin e ankimin për Trump-in”, tha Rutte në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Ai shtoi: “Është çështje që u takon amerikanëve. Unë nuk jam amerikan, nuk mund të votoj në SHBA. Ne duhet të kërcejmë me këdo që është në pistën e vallëzimit.”

Rutte tha se Evropa në çdo rast duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen dhe rritjen e prodhimit të municioneve, jo vetëm sepse Trump mund të kthehet.

Ai tha se Evropa duhet të rrisë mbështetjen e saj për Ukrainën, sepse kjo ishte në interesat e saj.

Rutte, i cili papritur njoftoi largimin e tij nga politika holandeze në korrik, ka thënë se nuk e di nëse po konsiderohet si një kandidat kryesor për të udhëhequr NATO-n dhe nuk do nisë një fushatë personale.

“Dhe gjithë ato rënkime dhe ankime për Trump-in. E dëgjoj vazhdimisht gjatë dy ditëve të fundit. Le të ndalojmë së bëri këtë,” tha Rutte. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka qenë në detyrë që nga viti 2014 dhe do të largohet në tetor 2024.