Kreu i Partisë Lëvizja e Re, Arian Galdini, i ka kërkuar policisë e prokurorisë që të marrin masa pasi thotë se është kërcënuar dhe se është bërë thirrje për linçimin e tij.
Ai e ka bërë denoncimin në faqen e tij në Facebook ku ka nxjerrë foton e një personi, i cili thotë Galdini ka bërë thirrje për linçimin e tij.
“Ku është Policia dhe Prokuroria? Shiheni çfarë thirrjes për linçim dhe dhunë kundër meje, përdor makineria e propagandës së paguar dhe inkurajuar politikisht kundër meje…Si lejohet kjo? Policia dhe Prokuroria duhet te veprojnë.” – shkruan Galdini krahas fotos së publikuar.