Vendosni fjalën kyçe....

Franca premton 3 miliardë euro ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën


Franca dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje dypalëshe sigurie 10-vjeçare, njoftoi presidenti francez Emmanuel Macron.

Marrëveshja do mbetet e vlefshme nëse Ukraina nuk bashkohet me NATO-n, tha Macron në një konferencë të përbashkët shtypi në Paris me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

“Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Franca u zotua për një ndihmë ushtarake shtesë deri në 3 miliardë euro në vitin 2024”, tha Macron.

Ai vuri në dukje se Parisi tashmë i ka ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake me vlerë 1.7 miliardë euro në vitin 2022 dhe 2.1 miliardë euro në vitin 2023 dhe u zotua për mbështetje afatgjatë për Kievin, duke përfshirë ndihmën civile.

Zelenskyy, nga ana e tij, falënderoi Francën për mbështetjen e saj dhe e përshkroi marrëveshjen si ambicioze dhe konkrete.

“Ukraina do t’i bashkohet BE-së dhe, shpresoj, edhe NATO-s”, tha gjithashtu Macron.

Macron tha se Rusia ka intensifikuar sulmet kibernetike dhe veprmitaritë e dezinformimit.