Vendosni fjalën kyçe....

Krahasoi veprimet e Izraelit në Gaza me Holokaustin, përplasjet mes Lulës dhe Netanyahut


Marrëdhëniet diplomatike mes Brazilit dhe Izraelit në orët e fundit kanë shkuar në pikën më të ulët.

Krisja diplomatike mes dy vendeve ka nisur pas pasi Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva akuzoi Izraelin për kryerjen e gjenocidit në Gaza dhe i krahasoi veprimet e tij me fushatën e Adolf Hitlerit për të shfarosur popullin hebre.

Ajo që po ndodh në Rripin e Gazës me popullin palestinez nuk ka asnjë paralele në momentet e tjera historike. Në fakt, ajo ekzistonte kur Hitleri vendosi të vriste hebrenjtë,” deklaroi Lula para gazetarëve gjatë Samitit të 37-të të Bashkimit Afrikan në Addis Ababa.

Kryeministri i izraelit Benjamin Netanyahu tha se komentet e Lulës “relativizuan Holokaustin” dhe “kaluan vijën e kuqe”. Ai gjithashtu akuzoi Lulën si një “antisemitist të dhunshëm”.

Ditën e sotme, Ministri i Jashtëm Israel Katz, biri i të mbijetuarve të Holokaustit, pas kësaj deklarate thirri ambasadorin e Brazilit Federico Mayer dhe e çoi në memorialin e Holokaustit të Izraelit Yad Vashem për ta qortuar për krahasimin e Presidentit brazilian Luiz Inácio Lula da Silva të fushatës së Izraelit kundër Hamasit me Holokaustin.

Përpara kamerave Katz i thotë Mayerit se Lula nuk është e mirëpritur në Izrael. “Ne nuk do të harrojmë dhe as falim. Është një sulm serioz antisemitik. Në emrin tim dhe në emrin e qytetarëve të Izraelit – thuajini Presidentit Lula se ai është persona non grata në Izrael derisa ta kthejë atë.”

Pas këtij veprimi Presidenti Lula tërhoqi ambasadorin e tij në Izrael për konsultime, raporton Reuters.

Lufta e Gazës filloi kur grupi militant islamik palestinez Hamas dërgoi luftëtarë në Izrael më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke kapur 253 pengje, sipas të dhënave izraelite.

Ofensiva ajrore dhe tokësore e Izraelit që atëherë ka shkatërruar pjesën më të madhe të Gazës, duke vrarë më shumë se 29,000 njerëz, gjithashtu kryesisht civilë sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, dhe duke detyruar pothuajse të gjithë mbi 2 milionë banorët e saj të largohen nga shtëpitë e tyre./ Hashtag.al