Pas rezultateve negative, Tirana ka larguar trajnerin e emëruar rishtas Julian Ahmataj. Ahmataj mori drejtimin e Tiranës që prej 5 tetorit të vitit të kaluar.
Për Ahmataj ishte hera e dytë që udhëheq skuadrën e parë, ndërkohë që më herët ka qenë “timonier” i ekipit zinxhir.
Pas 24 javësh kampionat, Tirana e sheh veten në vendin e katërt me 34 pikë, shumë larg pritshmërive.
Drejtimin e Tiranës pritat ta marrë Erbim Fagu i cili ende nuk është zyrtarizuar.