Walter Mazzarri raportohet se është shkarkuar nga pozita e trajnerit te Napoli.
Kampioni në fuqi italian ende nuk ka njoftuar zyrtarisht për ndryshimet, por sipas raportimeve të fundit, kjo tashmë është diçka e kryer.
Ky shkarkim i Mazzarrit vije në prag të ndeshjes ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, e cila do të zhvillohet të mërkurën mbrëma.
Ai ishte emëruar trajner në tetor të vitit të kaluar, duke zëvendësuar Rudi Garcian.
Trajneri i Kombëtares së Sllovakisë, Francesco Calzona, do të zëvendësojë Mazzarrin me efekt të menjëhershëm, ka bërë të ditur eksperti, Fabrizio Romano.
Calzona thuhet se ka nënshkruar tashmë kontratën e tij me klubin italian.
Mirëpo, ai do të vazhdojë të mbetet edhe në krye të Kombëtares sllovake.
Marrëveshja u nënshkrua 48 orë përpara ndeshjes kundër Barçës, pasi nesër do të zhvillohet seanca e parë stërvitore e napolitanëve nën drejtimin e Calzonas.