Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Ligjeve miraton në parim pr.ligjin për Amnistinë Penale


Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projektligjin për Amnistinë Penale, i cili do të kalojë të enjten në Kuvend.

Projektligji “Për dhënie Amnistie” u votua me 15 vota pro dhe asnjë kundër.

Kujtojmë se maxhorancës i duhen 84 vota në Kuvend për të miratuar pr/ligjin për amnistinë penale, ndaj do të duhen dhe votat e opozitës.