Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi para protestës: Do jetë paqësore, do ketë familje bashkë me fëmijët e tyre


Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, Gazment Bardhi në një komunikim shkurt për gazetarët përcolli mesazhin se protesta do të jetë paqësore.

Sipas tij në këtë tubim do të marrin pjesë edhe fëmijët bashkë me familjet e tyre.

“Protesta do jetë paqësore, protestë me fëmijë dhe familjarët e tyre dhe mesazhet që do ti shikoni në shesh”, tha shkurt Gazment Bardhi.

Kujtojme që opozita do të protestojë në orën 17:30 kundër qeverisë “Rama”. Data 20 shkurt, e cila përkon edhe me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, është një pikë kthese për pluralizmin në vend dhe sipas organizatorëve të protestës, ndaj është caktuar kjo datë.