Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Rama, pengjet e tij e lukunia e hajdutëve duhen shporrur, po shesin tokë, det e ajër


Deputetja e PD-së Albana Vokshi u bëri thirrje qytetarëe që t’i bashkohen opozitës për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës që ajo e quajti lukuni hajdutësh që po shesin, tokën, detin e ajrin e shqiptarëve.

Ajo thumboi Lulzim Bashën të cilin e quajti një peng  të Edi Ramës e opozitë fasadë të tij.

“U bëmë bashkë duke kapërcyer mllefet, inatet, qejfet e njëri-tjetrit. Është rrugë pa kthim për të hequr këtë mallkim që na përndjek që e ka emrin Edi Rama. Një thirrje kam për ju shqiptarët, Ngrihuni, reagoni, protestoni, bashkohuni me ne. Jo për partitë politike, po për të larguar këtë lukuni hajdutësh të babëzitur që po shet tokë, det e ajër, Shqipëria po shitet si plaçkë lufte nga Edi Rama për interesat e tij. Edi Rama është tradhtar, duhet larguar si i tillë. Në çdo takim, shet një copë tokë, shet një copë det.” – tha Vokshi.