Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta mungon në protestën e Rithemelimit


Edhe pse Partia e Lirisë bëri thirrje që qytetarët të bashkohen me protestën e organizuar nga Rithemelimi, në të nuk u pa drejtuesi i saj Ilir Meta.

Duket se Meta e mbështet protestën por arsyet e mospjesëmarrjes së tij në protestë nuk janë bërë të njohura për publikun.

Mbështetja direkte e kreut të Partisë së Lirisë është në rrjetet sociale ku ka shpërndarë pamjet direkte nga protesta.

Opozita e drejtuar nga grupimi i PD-së të Rithemelimit thirri qytetarët në protestë në kundërshtim të qeverisjes socialiste.