Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho foli në protestën e opozitës në emër të forcës politike që përfaqëson.
Ajo akuzoi qeverinë Rama për largimin masiv të shqiptarëve, për rritjen e çmimeve, për grabitjen e pronës, për rrënimin e arsimit e shëndetësisë.
Xhixho theksoi se sot do nisë rrugëtimi pa kthim kundër narkoshtetit.
“Qytetarë nuk kish si të shkonte ndryshe por do nisnim këtë rrugëtim kundër narkoshtetit që vetëm në shërbim të qytetarëve nuk është. Qytetarët e dinë ku buron e keqja. Ne jemi jkëtu për të dëshmuar se jemi të gjithë bashkë, për nj qëllim të madh. Jemi për të bërë të qartë se mbi interesat e popullit e interesave kombëtare nuk ka asnjë individ që mund ta errësojë përspektivën tonë të fitores. Premtoi mijëra vende pune, po dëboi mbi 700 mijë shqiptarë. Premtoi ulje çmimesh po kemi çmimet më të larta në rajon e Evropë. Jemi të tetët në botë për largimin e trurit, çdo vit humbasim 36 mijë të rinj. Jemi vendi me arsimin më të dobët në Evropë, më renien në të gjitha drejtimet.” – tha Xhixho.