Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni/ Banda famëkeqe e krimit kibernetik “Lockbit” përballet me shfarosjen globale, padi dhe arrestime


Një operacion ndërkombëtar i zbatimit të ligjit i udhëhequr nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani dhe FBI ka arrestuar dhe paditur anëtarë të bandës ransomëare ‘Lockbit’, në një operacion të paparë policor që ka goditur një nga bandat e krimit kibernetik më famëkeqe në botë.

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar dy shtetas rusë për përdorimin e ‘Lockbit’ kundër kompanive dhe grupeve në mbarë botën. Policia në Poloni dhe Ukrainë bëri dy arrestime.

NCA, Departamenti Amerikan i Drejtësisë, FBI dhe Europol u mblodhën në Londër për të njoftuar goditjen e bandës, e cila ka shënjestruar mbi 2000 viktima në mbarë botën, ka marrë më shumë se 120 milionë dollarë si pagesa shpërblimi dhe ka kërkuar qindra milionë dollarë, tha Departamenti i Drejtësisë.

Divizioni Kibernetik i Agjencisë Kombëtare të Krimit të Britanisë, me Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së, FBI-në dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit kapën kontrollin e faqeve të internetit të përdorura nga banda ‘Lockbit’, thanë autoritetet amerikane dhe britanike. Agjencitë ndërmorën gjithashtu hapin e jashtëzakonshëm duke përdorur faqen e internetit të Lockbit për të publikuar të dhëna të brendshme për vetë grupin.

“Ne kemi hakeruar hakerat,” u tha gazetarëve Graeme Biggar, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit.

“Ne kemi marrë kontrollin e infrastrukturës së tyre, kemi konfiskuar kodin e tyre burimor dhe kemi marrë çelësat që do t’i ndihmojnë viktimat të deshifrojnë sistemet e tyre.”

Operacioni, i quajtur “Operacioni Cronos” ishte një koalicion ndërkombëtar i 10 vendeve, tha ai.

“Së bashku, ne kemi arrestuar, paditur ose sanksionuar disa nga autorët dhe kemi fituar qasje të paparë dhe gjithëpërfshirës në sistemet e Lockbit”.

“Që nga sot, ‘Lockbit’ është shfarosur,” shtoi ai. “Lockbit është bllokuar”.

Një përfaqësues i ‘Lockbit’ nuk iu përgjigj mesazheve nga Reuters që kërkonin koment.

E marrë në Neë Jersey, aktakuza e pavulosur akuzon Artur Sungatov dhe Ivan Kondratyev, të njohur gjithashtu si ‘Bassterlord’, për përdorimin e ‘Lockbit’ për të synuar viktimat në prodhim, logjistikë, sigurime dhe kompani të tjera në pesë shtete dhe Porto Riko, si dhe në gjysmëpërçues dhe industri të tjera në mbarë botën.

Akuza penale shtesë kundër Kondratyev u zbuluan të martën në lidhje me përdorimin e tij të programit kibernetik në vitin 2020 kundër një viktime në Kaliforni, tha Departamenti i Drejtësisë.

Të dy burrat u sanksionuan gjithashtu nga Thesari i SHBA-së.

Në nëntor të vitit të kaluar, ‘Lockbit’ publikoi të dhëna të brendshme nga Boeing, një nga kontraktorët më të mëdhenj të mbrojtjes dhe hapësirës në botë dhe tha se krahu amerikan i ICBC të Kinës kishte paguar një shpërblim pas një sulmi që ndërpreu tregtinë në tregun e thesarit të SHBA-së.

Në fillim të vitit 2023, Posta Mbretërore e Britanisë u përball me ndërprerje të rënda pas një sulmi nga grupi.

 

‘Lockbit’ shkaktoi miliarda dëme

Ransomëare është program me qëllim të keq që kodon të dhënat; ‘Lockbit’ dhe bashkëpunëtorët e tij fitojnë para duke i detyruar objektivat e tij të paguajnë shpërblim për të deshifruar ose zhbllokuar ato të dhëna me një çelës dixhital. Mjetet e zhvatjes dixhitale të bandës janë përdorur kundër disa prej organizatave më të mëdha në botë muajt e fundit.

Filialet e tij janë grupe kriminale me të njëjtin mendim që ‘Lockbit’ i rekruton për të kryer sulme duke përdorur ato mjete. Ata bashkëpunëtorë kryejnë sulmet dhe i ofrojnë ‘Lockbit’ një prerje të shpërblimit, e cila zakonisht kërkohet në formën e kriptomonedhës, duke e bërë më të vështirë gjurmimin.

Operacioni Cronos sekuestroi 34 nga serverët e ‘Lockbit’, arrestoi dy anëtarë të bandës, ngriu 200 llogari të kriptomonedhave dhe mbylli 14,000 “llogari të kuqe” të përdorura në internet për të nisur operacionet e ‘Lockbit’, thanë agjencitë e policisë.

‘Lockbit’ ka shkaktuar humbje monetare që arrijnë në miliarda, tha Biggar i NCA-së, për bizneset që jo vetëm që duhej të paguanin pagesat e shpërblimit, por gjithashtu duhej të përballonin koston e rikthimit të sistemeve të tyre në internet.

Para se të hiqej, faqja e internetit e ‘Lockbit’ shfaqte një galeri gjithnjë në rritje të organizatave të viktimave që përditësohej pothuajse çdo ditë. Pranë emrave të tyre ishin orët dixhitale që tregonin numrin e ditëve të mbetura deri në afatin që i ishte dhënë secilës organizatë për të ofruar pagesën e shpërblimit.

Të martën, faqja e internetit e rrjedhjes së ‘Lockbit’ ishte shndërruar nga NCA, FBI dhe Europol në një faqe të informacionit rreth vetë bandës kriminale, në të cilën agjencitë ndërkombëtare të policisë publikuan të dhëna të brendshme nga brenda grupit dhe orët e numërimit mbrapsht që kërcënonin të zbulonin sanksionet e ardhshme dhe identiteti i drejtuesit të Lockbit, “LockbitSupp”.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Reuters

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani