Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi “i shkel syrin” Idrizit, e fton t’i bashkohet: PDIU ka qenë përherë aleate e PD-së


Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi tha pas përfundimit të sencës në Kuvend se parlamenti nuk miraton prej kohësh asnjë ligj në shërbim të qytetarëve.

Sipas tij, tërheqja e ligjit për Aministinë Penale u tërhoq pasi socialistët nuk arritën dot pazaret e tyre. N

ë fund ai ftoi të gjitha partitë opozitare të bëhen pjesë e konfederatës opozitare.

“Dua vetëm djathtas. E patë sot në rendin e ditës nuk ishte asgjë te mirë për qytetarët shqiptarë. Ka kohë që parlamenti është shndërruar në një organ që nuk miraton më ligje në shërbim të qytetarëve, por në dobi të një grushti njerëzisht. Për shkak se nuk arritën dot për pazare të tyre, e tërhoqën ligjin për amnistinë, që nga një ligj humanitar, ku do të përfitonin qytetarët e zakonshëm, e shndërruar për të amnistuar ministra, drejtorë, kryetare bashkie të korruptuar të kësaj qeverie. Mbetet e papranueshme. Tentuan të mashtronin dhe opinionin publik, duke ia faturuar dhe opozitës. Secila parti është e mirëpritur në konfederatën e opozitës, ashtu si PDIU, që ka qenë gjithmonë aleate e PD.” – tha Bardhi.