Vendosni fjalën kyçe....

Miratimi i ligjit për zonat e mbrojtura, Bardhi e Zhupa: Rama do gllabërojë pasurisë kombëtare, do e ndalim


Deputetët e PD-së, Bardhi e Zhupa, akuzuan sot deputetët socialistë për miratimin e ligjit për zonat e mbrojtura.

Bardhi tha se miratimi i këtij ligji është bërë me synimin e vetëm për të gllabëruar pasurinë kombëtare të shqiptarëve.

“Ligji për zonat e mbrojtura ku edhe njëherë planifikohet të gllabërohet pasuria kombëtare e shqiptarëve. Seanca vazhdoi të jetë jo një seancë normale sa kohë nuk përmbushen kërkesa e opozitës. Padyshim që do ketë një vlerësim, nëse ka argumente për kundërshtim në Gjykatë Kushtetuese do i drejtohemi”, tha Bardhi.

Ndërsa Zhupa theksoi se miratimi i këtij ligji do shkatërrojë zonat e mbrojtura në vend dhe se ai është një klientelist, i bërë për ata që ajo i quajti oligarkët pranë Ramës.

Deputetja demokrate shtoi më tej se deputetët demokratë do bëjë çdo përpjekje për ta ndalur, duke nisur nga presidenti e më pas në Gjykatën Kushtetuese.

“Sot në seancën plenare kaloi një ligj që është shkatërrimi i zonave të mbrojtura në Shqipëri. Një ligj klientelist i bërë për oligarkë të caktuar pranë Ramës. Heq mbrojtjen e Zonave të Mbrojtura i bën ata sheshe ndërtimi ku mund të kryhen investime strategjike sipas kontratave që do të firmosin. Është në kundërshtim me kapitujt që ne duhet të plotësojmë për të hapur procesin e negociatave me BE-në. Është një ligj me porosi dhe fakti që është një ligj me porosi duket te projekti i Divjakës. Dikush ka pasur porosi nga Edi Rama. Grupi i PD ka qenë kundër dhe do bëjmë cdo përpjekje për ta ndalur që nga Presidenti e deri tek Kushtetuesja. BE ka reaguar sepse ligji është në kundërshtim me marrëveshjen e stabilizim asociimit dhe konventave ku është pjesë Shqipëria.” – tha Zhupa.