Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori britanik King-Smith shkon në SPAK, takon Dumanin


Ambasadori britanik, Alastair King-Smith, ka shkuar në SPAK para pak çastesh.

Aryset e vajtjes së King-Smith në SPAK nuk dihen ende.

King-Smith është takuar me kreun e SPAK-ut Dumani e prokurorë të institucionit.  Në qendër të bisedës kanë qenë hetimet pasurore të personave dhe grupeve kriminale shqiptare që veprojnë në Britani.

King-Smith është akuzuar nga ish-kryemnistri Berisha pas shpalljes së tij non grata nga Britania e Madhe.

Në shumë deklarata mediatike ose konferenca për shtyp, kreu i Rithemelimit në arrest shtëpie e ka akuzuar ambasadorin britanik si të korruptuar dhe se ka shpifur ndaj tij.