Mesditën e sotme është hedhur shorti i fazës së 1/8 për Ligën e Europës.
Emrat e mëdhenj të futbollit kanë peshkuar skuadra modeste në këtë fazë.
Kështu Liverpool do ketë përballë Spartës e Pragës ndërsa shorti edhe për Milanin rezervoi një ekip çek. Kuq e zinjtë do përballen me Slavia Praga.
Ndërsa Roma do ketë përballë Brightonin. Me Atalantën që do përballet me Sporting Lisbon.
Olimpik Marsejë do luajë përballë Villareal ndërsa Leverkusen do ndeshet me Qarabak.
Në sfidat e tjera shorti nxori Freiburg përballë West Ham ndërsa Benficën me Rangers.